Inva Mula për herë të parë në skenën e “Festivalit të Këngës”

‘’Festivali i Këngës’’ në Radio Televizionin Shqiptar do të mirëpresë për herë të parë në skenë sopranon e njohur me famë ndërkombëtare Inva Mula. Ylli shqiptar, sigurisht që nuk do të marrë pjesë në konkurrim por do të jetë e ftuara e nderit gjatë spektaklit. Diva e skenave do të këndojë sigurisht dhe një këngë mjaft të dashur për publikun shqiptar. Me siguri do të jetë një shfaqje plot emocion për artisten, pasi ajo do të këndojë në skenën ku shkëlqeu dhe radhiti sukseset i ati, i madhi Avni Mula.

Artikulli paraprakALARM I RREMË PËR BOMBË NË GJERMANI PAS SULMIT TERRORIST
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË TURQI,ARRESTOHEN TRE PERSONA