Invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar nuk do të sorollaten më në dyert e institucioneve për marrjen e pensionit.

Ndërkohë që banka ka depozituar shumën për shpërndarjen e pensioneve nga thesari për këtë kategori.Kështu ka deklaruar Përgjegjësi i Zyrës së Ndihmës Ekonomine në Bashkinë Shkodër Shkëlzen Mustafaraj i cili thekson faktin se ky ngërc tashmë është zgjidhur dhe invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar nuk do të qëndrojnë më në radhë me ditë të tëra Ndërkaq Mustafaraj thotë se paratë e lëvruara nga thesari janë depozituar drejt bankës dhe pensionet do të merren brenda afateve. Për disa kohë me radhë kjo kategori sorollatej sa andej këndej nëpër dyert e institucioneve në pritje të pagesës mujore.Ndërkohë sic mësohet tani ky ngerc është zgjidhur dhe ky lajm i mirë ka gëzuar këtë kategori që përpos shmangies së radhëve do të përfitojnë pensionin pa kaluar afatet e përcaktuara.Në bashkinë e Shkodrës janë 2632 invalidë pune dhe 2634 persona që marrin ndihmën e paaftësisë.

Artikulli paraprakZYRA ME NJË NDALESË, 400 KËRKESA PËR AKTIN E PRONËSISË SË TOKËS
Artikulli tjetërSHOQATA E BASHKIVE, AKSION PËR PASTRIMIN E TERRITORIT