Kjo eshte nje nder qendrat e Bashkise Shkoder ku do votohet te dielen, ndersa ky proces mbahet ne katin e pare dhe te dyte, çka ben te pamundur qe persona ne te njejtat kushte fizike me Samirin te mund te shprehin vullnetin e tyre permes votes.

Personat me aftësi ndryshe ne Shkoder vazhdojnë të mbesin kategoria me e diskriminuar sa i përket pjesëmarrjes në fushatë zgjedhore dhe në zgjedhje. Infrastruktuara e munguar eshte pengesa kryesore e pjesëmarrjes së personave paralpegjik dhe tetraplegjik ne votime. Kryetari i shoqates se para dhe tetraplegjikeve ne Shkoder Saimir Beqiri , thote se kjo eshte forma me abusive per te penguar keto persona te ushtrojne te drejten e tyre ndaj duhet ne menyre urgjente te merren masa.

Pamundesia per te votuar per shkak te pengesave ne infrastructure eshte nje problematike qe perseritet e per te cilen askush nuk merr masa. E drejta e mundësuar e personave me aftësi të kufizuara që të votojnë është e garantuar edhe me ligjin për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale.

Edhe Konventa e OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara përcakton detyrimet e shtetit për akses në objektet dhe shërbimet publike si dhe detyrimet e krijimin e lehtësirave për votim për zgjedhësit me aftësi të kufizuara. Mirepo ne shkoder kushtetuta dhe konventa e te drejtave te njeriut shkelet me kembe sic e tregon dhe rasti konkret.

Artikulli paraprakTRUKIMET, FSHF I HEQ TITULLIN KAMPION SKËNDERBEUT
Artikulli tjetërALEANCA DEMOKRISTIANE MBYLL FUSHATËN