Afro 20 familjet që jetojnë tek ish artistikja kanë bllokuar rrugën pas urdhërit të përmbarimit për të liruar banesat e tyre sepse truallit i ka dalë pronari.

Banorët janë të vendosur për të mos dalë dhe sipas tyre ky është një krim i veshur me korrupsion në sistemin e drejtësisë. Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë duke kërkuar lirimin e rrugës . Pas negocimit banorët liruan rrugën kryesore por bllokuan hyrjen tek rrugica e tyre. Gjergj Sokoli, përfaqësues i banorëve në këshillin bashkiak kërkon një hetim të thellë. Banorët jetojnë me frikën se në një moment papritur përmbarimi mund të vijë për t’i nxjerrë jashtë ndërsa ata nuk kanë asnjë strehë tjetër. 20 familjet janë vendosur aty që në vitin 1993 me një fletë hyrje nga bashkia Shkodër kur nuk kishte pronar, sot pas 24 vitesh rrezikojnë të mbesin në qiell të hapur.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 2 SHTETAS PER KONTRABANTE MALLRASH
Artikulli tjetërZHVILLOHET SEMINARI PER IMPLEMENTIMIN E SKEMES SE NDIHMES EKONOMIKE