Prokuroria ka marrë të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji akuzohet për kallëzim të rremë, ndërsa ditën e premte do të paraqitet në prokurori për t’u njohur zyrtarisht me akuzën që është ngritur kundër tij. Salianji është marrë i pandehur, pasi është personi që denoncoi audiopërgjimin.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar në një media online në Shqipëri, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj,

vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si “Babale” për pazare droge. Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës.

Nga tjetër, sipas përgjimeve të Prokurorisë, Fredi Alizoti, në biseda telefonike me “Babalen” por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD, thotë se zërin e Agron Xhafajt e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga Salianji.

Gjithashtu, Alizoti shprehet i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar për azil. Pasi u arratis fillimisht në Kosovë ku kërkoi për disa muaj azil politik, Albert Veliu përfundoi në fillim të këtij viti në Belgjikë.

Ndërkohë që cështja për Babalen (Albert Veliun) dhe kunatin e tij është e veçuar për shkak se hetimet ndaj Salianjit nisën në kohën kur ai ishte deputet. Tashmë cështja pritet që të përfundojë në gjykatë.

Artikulli paraprakDËNOHET PËRJETËSISHT SHQIPTARI QË VRAU TË MOSHUARËN
Artikulli tjetërKONTRATAT LOBUESE TË PD, PROKURORIA KONFIRMON: KEMI 2 LETËRPOROSI NGA SHBA