Prej një viti e gjysëm banorët tek ish gjeologjia nuk gjetur një zgjidhje dhe vijojnë të jetojnë me frikën se do t’i nxjerrin nga shtëpitë e tyre sepse tokës i ka dalë pronari.

Sërish një tjetër shkresë e përmbarimit i bën me dije se me 14 dhjetor duhet të lëshojnë shtëpitë. Banorët akuzojnë për korrupsion në këtë çështje. Banorët janë të vendosur për mos t’i lëshuar shtëpitë ndërsa bëjnë thirrje institucioneve shtetërore për ndihmë. Çështja e tokave tek ish gjeologjia vijon që të jetë në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa banorët disa here kanë marrë shkresa nga përmbarimi por nuk kanë pranuar të dalin jashtë. Edhe më përpara kanë zhvilluar protesta por deri më tani nuk ka asnjë zgjidhje.

Artikulli paraprakKLEMENT BALILI HYN NË NEGOCIATA PËR VETËDORËZIM
Artikulli tjetërI MERRNIN ME QIRA – TRAFIK MAKINASH NGA SHQIPËRIA NË SERBI, ARRESTOHET FIERAKU DHE KROATI