Ish i dashuri e kërcënon në Facebook, e reja në Shkodër bën veprimin tragjik

Një e re në Shkodër ka tentuar që t’i japë fund jetës, pas kanosjes së pësuar nga një djalë. Në gjendje të rënduar psikologjike, 18-vjeçarja Sh.R., nga ngarkesa psikologjike, ka pirë mbi dozë medikamentesh dhe ndodhet në spital. Burime nga policia bëjnë me dije se, për veprimin e saj ajo ka fajësuar A.D., 20 vjeç, banues në Burrel, duke thënë se nëpërmjet mesazheve në telefon dhe në Facebook e ka kanosur, duke bërë që e reja të pijë mbidozë medikamentesh. Mësohet se dy të rinjtë kanë komunikuar vazhdimisht në Facebook dhe dyshohet se mes tyre ka pasur një lidhje, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të 18-vjeçares, nuk bëhen me dije detaje të tjera. Ndërkohë ndaj 20-vjeçarit nisi procedimi penal dhe ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme.

Artikulli paraprakVENDIMI I APELIT – PEDAGOGU I SHKODRËS LIHET I LIRË KUNDREJT 500 MIJË LEKËVE GARANCI
Artikulli tjetërEKSPERTËT E OKB: 6000 TË HUMBUR GJATË KOMUNIZMIT