Dikur ish-kandidat për kryeprokuror Ferdinand Elezi drejtues i apelit në Durrës ka dalë para sitës së vettingut.

Pa praninë e një avokati Elezi është përballur me komisionin e vettingut duke kërkuar rikonfirmim në detyrë.

E ndërsa vendimi për të do të jepet më 9 prill pasuria rezultoi i vetmi problem i Elezit nga hetimi i vettingut, blerja e dy apartamenteve në Durrës dhe mospagimi i taksës për fitimin nga qiraja e apartamentit në tiranë pranë Komunës së Parisit.

Elezi u shpreh se ai pasurinë e ka vënë me punë ndërsa taksën për të ardhurat nga qiraja nuk e dinte se duhet ti paguante dhe sapo është njohur me këtë fakt i ka paguar.

I pyetur nëse do të rikandidojë për kryeprokuror, Elezi u shpreh se s’ka ndërmend të aplikojë për numrin një të akuzës.

Artikulli paraprakSHOFERI 19-VJEÇAR HUMB KONTROLLIN E MAKINËS DHE PËRPLASET ME SHTYLLËN
Artikulli tjetërARSYEJA PSE DEPUTETJA E RE E SHKODRES MUNGOI NË SEANCËN E BETIMIT