Ish-ministri peruan Miller i dënuar me 8 vite burg në Shqipëri

 

Mesia ka zbardhur dënimin e ish-ministrit peruan, Manuel Augusto Blacker Miller, i ndaluar nga drejtësia shqiptare në vitin 2015 me akuzën e përvetësimit të pronës dhe mashtrim. Ai rezulton i dënuar me 8 vite burg në Shqipëri, ndërkohë që është i proceduar edhe më parë për probleme me ligjin në vendin tonë. Millet është dënuar nga Gjykata e Tiranës pas 42 seancave gjyqësore. Ish-ministri Jashtëm peruan hapi biznes në Shqipëri për riciklimin e plehrave si administator i “Apollonio Investment” Shpk. Ai ka fituar shtetësinë shqiptare pas arratisjes në Peruja ku është në kërkim. Manuel Augusto Blacker Miller ka mbajtur detyrën e ministrit të Jashtëm të qeverisë së Alberto Fujimoto në vitet 1991-1992.

Artikulli paraprakPOROSIA PËR NËPUNËSIT CIVIL: NDALOHET SHPREHJA PUBLIKE E BINDJEVE POLITIKE
Artikulli tjetërHELMIMI I 150 PERSONAVE, AKU BLLOKON PASTIÇERINË