Ish Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka hedhur poshtë zërat që qarkullojnë në media se tekniku i ri i Vllaznisë, Ernest Gjoka është një propozim i tij , për të drejtuar skuadrën shkodrane.

I kontaktuar nga Star Plus, Fushaj është shprehur se ai nuk bën sygjerime per trajner të Vllaznisë që nga momenti kur ka dhënë doreheqjen nga presidenca shkodrane, ndërkohe që nuk ka një raport të tillë më drejtuesit e Bashkisë Shkodër, për të dhënë apo sygjeruar emra për skuadrën e Vllaznisë.

Valter Fushaj, ish presidenti Vllaznisë, shprehet se e ndjek skuadrën kuqeblu jo nga shkallët e stadiumit por nëpërmjet ekranit, pasi drejtuesit e klubit nuk kanë lënë një vend të posaçëm për të ne tribunën vip, si ish- president i skuadrës.

Sa i takon, thashethemeve për të marrë edhe njëherë skuadrën e Vllaznisë, në proçesin e privatizimit, Valter Fushaj është shprehur se është i gatshëm të blejë deri në 75 % të aksioneve i vetëm, në momentin kur aksionet të dalin në ankand nga ana e Bashkisë së Shkodrës, dhe ngelet i hapur për tu ulur në bisedime, gjithmonë në të mirë të skuadrës kuqeblu dhe emrit të madh që ka Klubi i Futbollit Vllaznia

Artikulli paraprakPD BOJKOT KOMISIONEVE PARLAMENTARE DERI NË VOTIMIN E KËRKESËS SË PROKURORISË
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 23.10.2017