276 ish të përndjekuri në të gjithë vendin kanë gati këstin e parave. Ndërkohë në Shkodër përfitojnë 15 persona nga kjo kategori.

Sa i takon dëshpërmblimit për familjarët Drangu thotë se është i zhgënjyer sepse nuk është vepruar konform ligjit.

Ish-të përndjekurit janë përdoruar jo pa qëllim shpesheherë nga politika e cila ka sjellë edhe përcarje mes tyre. Por sipas Drangut kësaj radhe kur zgjedhjet po afrojnë pushtetarët dhe deputetët duhet të tregohen të matur ndaj kësaj shtrese.

Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi

. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive.

 

Artikulli paraprakLEZHË, PLAGOSËN 34-VJEÇARIN, PRANGA DY AUTORËVE
Artikulli tjetërÇOMOLLARI: NJERËZIT E NËNVLERËSOJNË HIGJENËN E GOJËS