Ish zv.kryeministrja teknike e PD-së gjatë marrëveshjes Rama Basha padit në gjykatë qeverinë shqiptare.

Ledina Mandia e cila për disa muaj mbajti numrin dy të qeverisë shqiptare pas kryeministrit Edi Rama, e ka çuar këtë të fundit në gjykatë duke kërkuar që të rikthehet sërish avokate e përgjithshme e shtetit.

Mandia rezulton se është liruar nga deryta me urdhrin 156, datë 7 tetor 2013 duke u zëvëndësuar nga një tjetër emër, por pas thuajse 6 vite i është drejtuar gjykatës për të përfituar pagat dhe zhbërjen e këtij urdhri.

Kjo çështje është regjistruar më 29 Mars në gjykatën administrative me paditës Ledina Mandia dhe të paditur Kryeministrin Rama dhe avokaturën e shtetit.

Artikulli paraprakSHKODËR/ LIDHJE TË PALIGJSHME, NDËRHYRJE NË SISTEMIN MATËS… 63 PERSONA VIHEN NËN HETIM
Artikulli tjetërJA 6 REFORMAT E REJA NGA PAGAT TEK RINDARJA E VENDEVE TË PUNËS