Gazetarja e BBC-së është bërë virale në internet, për faktin se gjatë raportimit live ajo është penguar nga vajza e saj e vogël.

Anna Holligan, korrespondente në Hagë të Holandës, ka shpërndarë një video ku tenton të lidhet e të raportojë në studio.

Gjatë videos së shkurtër, Anna dëgjohet duke i kërkuar vajzës së saj Zena të shtrihet në karrocë me qëllim që të mos duket nga kamera.

“Zemër, shtrihu dhe bisedo me Elsan, nuk do të zgjasë shumë”, i thotë gazetarja bijës së saj.

Por 4-vjeçarja ishte e vendosur që të fitojë vazhdimisht vëmendjen e saj, duke e thirrur vazhdimisht “Mami, mami”

 

Artikulli paraprakBANKA BOTËRORE: MË SHUMË SE 2 MIJË PERSONA HUMBËN JETËN NGA NDOTJA E AJRIT MË 2019, SHQIPËRIA ME NIVELET MË TË ULËTA NË RAJON
Artikulli tjetërVRASJA E ENDRI MUSTAFES, POLICIA: SHPALLET NE KERKIM AUTORI, ARRESTOHET BASHKEPUNETORI