ISIS ekzekuton spiunin me snajper

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka lëshuar një tjetër video propagandistike të përgjakshme që tregon momentin kur një person spiun i lidhur pas një shtylle ekzekutohet me mitraloz dhe më pasi i pritet koka. Videoja e tmerrshme tregon ekzekutimin brutal të të riut, të cilit i është prerë koka. Viktima është intervistuar nga anëtarët e grupit terrorist, i cili deklaron se i përket besimit “rafidi”, që në gjuhën shqipe do të thotë “refuzues”, pra dikush që refuzon autoritetin e shtetit. Termi përdoret më së shumti ndaj myslimanëve shiit, për të cilët synitët që janë pjesa më e madhe e myslimanëve në botë (mbi 85%) besojnë se janë të devijuar nga rruga e profetit Muhamed. Video sipas faqes ‘Heavy’ është xhiruar në Wilayat Halab, pjesë e Aleppo-s. Nuk dihet ende saktësisht se ku është regjistruar videoja, ndërsa ajo është lëshuar dje në kanalet e ISIS.

Artikulli paraprakPOLICIA AMERIKANE GJEN BOMBA TE TJERA NE NJU XHERSI
Artikulli tjetërDEMOSTRIMI ME I MADH MES FA DHE NATO-S NE SHQIPERI