Guardia Di Finanza në Itali ka publikuar sot një informacion për sekuestrimin e 1.5 ton marijuanë, ndërsa në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë.

Sipas njoftimit të Guardia Di Finanza të Barit operacioni është zhvilluar të mërkurën rreth orës 14:00, kur kanë pikasur një mjet lundrues që po ecte me shpejtësi. Policia është vënë në ndjekje të skafit dhe në pranga u vunë dy skafisët shqiptarë V.L 31 vjeç dhe T.N 26 vjeç, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Marijuanë ishte e ndarë në 64 pako me peshë totale 1505.30 kg, e cila nëse do të hidhej në tregun e pakicës do të kapte vlerën e 15 milionë eurove. Sipas Guardia Di Finanza që nga fillimi 2017 janë skuestruar më shmë se 32 ton marijuanë e transportuar nga deti, janë arrestuar 47 kontrabandistë dhe janë sekuestruar 24 mjete lundruese

Artikulli paraprakKËSHILLI I MANDATEVE VENDOS SOT PËR SAIMIR TAHIRIN
Artikulli tjetërSHQIPTARËT, KONSUMATORËT MË TË MËDHENJ TË KOKAINËS NË BOTË