Në kishën “San Giovanni della Malva” në Romë është mbajtur mesha në shqip me lutje për jetët e humbura dhe të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në prag të festës së Krishtlindjes, kisha do të organizojë një koncert për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti.

Ambasadorja Bitri iu drejtua komunitetit shqiptar me falënderime për iniciativat e panumërta të ndërmarra në ndihmë të bashkatdhetarëve në nevoje, si dhe cilësoi se Shqipëria dhe shqiptarët në Atdhe sot kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve!

“Çdo kontribut është me vlerë!

Çdo ndihmë shërben!”, është shprehur Bitri.

Artikulli paraprakRAMA NË LEZHË, TAKON BANORËT E PREKUR NGA TËRMETI
Artikulli tjetërPOST-TERMETI, MBLIDHEN EMERGJENCAT CIVILE NE SHKODER