Itali, nipi i bosit të drogës bllokon qytetin, zbriti nusen me helikopter

Qyteti Nicotera i Italisë është bllokuar për tre orë pasi Antonio Gallone, nipi i njërit prej drejtuesve të organizatës kriminale Ndragata, ka zbritur me helikopter nusen e tij Aurorën për të zhvillluar ceremoninë martesore. Kjo ceremoni ka qenë madhështore, ku ka pasur qindra të ftuar. Mirëpo, bllokimi i qendrës së qytetit gjatë orëve të pasdites nga nipi i bosit të mafias italiane nuk është parë si gjest i mirë nga organet e rendit, të cilët kanë nisur hetimet. Bëhet e ditur se sheshi ka qenë i shtruar me tapet të kuq, kurse të ftuarit vinin me super-vetura si Ferrari dhe Maserati.

Artikulli paraprakAMBASADORJA GREKE NE TIRANE:KUFIRI DETAR ESHTE ZGJIDHUR ME 2009
Artikulli tjetërNORVEGJIA KERKON DEBIMIN E SHQIPTARIT.DREJTON GRUP EKSTREMISTESH