Zbardhet vrasja e 20-vjeçares shqiptare në Itali, Anxhela Meçani, e cila punonte si prostitutë. Policia italiane ka arrestuar pasditen e djeshme, një shtetas italian, i cili ka qenë klienti i fundit i prostitutës shqiptare.

Anxhela u hodh nga një automjet në një autostradë pranë Torinos dhe humbi jetën në spital si rrjedhojë e plagëve të rënda të marra në trup. Pas arrestimit të autorit të dyshuar në provincën e Cuneos, policia ka sekuestruar edhe automjetin e tij.

Mësohet se vrasësi kishte kërkuar shërbime seksuale nga Anxhela dhe ishte larguar me të në drejtim të një pylli. Besohet se pas marrëdhënieve seksuale, ai ka refuzuar të paguajë 20-vjeçaren shqiptare e cila është revoltuar dhe i ka marrë atij me forcë paratë.

Në këtë moment, autori dyshohet se ka hapur derën e pasagjerëve dhe hedh me forcë nga automjeti të renë, e cila për pasojë gjeti vdekjen.

Skena e ngjarjes së rëndë u pa nga disa dëshmitarë okularë të cilët njoftuan policinë italiane si dhe dhanë detaje për automjetin nga ku u hodh e reja.

20-vjeçarja shqiptare nga Fieri, ishte larguar disa kohë më parë në drejtim të Italisë ku ushtronte prostitucion.

Artikulli paraprakDHJETËRA SHQIPTARË KAPEN NË FRANCË, PO NISESHIN PËR NË ANGLI
Artikulli tjetërRUSI 2018/DY NGA PRETENDENTËT KRYESORË PËR TROFEUN, FRANCA E ARGJENTINA ZBRESIN SOT NË FUSHË