Një operacion antidrogë i drejtuar nga Prokuori i qarkut të Katanias dhe i realizuar nga policia e Raguzas dhe Guardia di Finanzia e Como-s ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të marijuanës nga Shqipëria në sasi të mëdha të destinuara për tregun e Italisë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane sipas të cilave në këtë hetim të quajtur “Balkan” ka 61 persona nën hetim, midis të cilëve 37 shqiptarë dhe 24 italianë. Hetimi ka nisur në vitin 2012 dhe ka përfshirë disa qytete kyresore në Itali. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1 mijë kg marjaunë dhe arëm të përdorur nga rojet për mbrojtjen e drogës. Hetimet e policisë italiane janë bashkuar në një dosje të vetme që çoi në identifikimin e furnizuesve shqiptarë.

Artikulli paraprak“LUNDRIMI I FUNDIT” SEKUESTROHEN 132 KG KANABIS
Artikulli tjetërTURIZMI, DËSHTIM NËSE NUK MENAXHOHEN MBETJET