Italianët fillojnë gjobat për kompanitë call center

Ende pa hyrë në fuqi ligji i ri, Ministria e Zhvillimit italian ka filluar kontrollet dhe ka gjobitur 17 kompani, shkruajnë mediat italiane. Sanksionet pritet të rriten në prill, kur të zbatohen direktivat e reja Arrijnë sanksionet e para për call center që delokalizojnë pa njoftuar, pra kalojnë shërbimin në një vend jashtë Bashkimit Europian pa respektuar ligjin, që parashikon që të njoftohet klienti, shkruan në ditët e para të janarit gazeta Correire Della Sera. Sipas saj, ministria e zhvillimit ekonomik ka dhënë tashmë sanksionet e para. Janë tashmë 17 kompani të gjobitura (mes tyre kompani ajrore dhe banka) dhe të tjera. Pse? Sepse ato përgjigjeshin nga jashtë pa i komunikuar as dëgjuesit dhe as ministrisë që po i ofronin shërbimet e tyre nga një vend jo-evropian. “Qeveria, – thotë zëvendësministrja për Zhvillim Teresa Bellanova – ka bërë kontrolle efektive mbi kompanitë që zhvendosen. Departamentet përkatëse kanë dërguar tashmë paralajmërimet dhe kanë vendosur sanksionet e para tek call center të vendosura në vendet jo të BE-së. ” Zyrat e Ministrisë bëjnë kontrolle duke bërë thirrje telefonike. Biseda me një operator jashtë Italisë nuk është e pazakontë. Nga prilli mund të shtohen gjobat Ndërmarrjet italiane kanë zhvendosur aktivitetin sepse u leverdis, vijon artikulli i Corriere: call center është një sektor ku puna njerëzore është intensive dhe jashtë, në vende si Shqipëria, kosto e punës është inferiore. Sanksionet, në të ardhmen, mund të bëhen më të shpeshta: në prill do të hyjnë në fuqi sanskionet e reja, të miratuara në 7 dhjetor. Normativat e reja i detyrojnë ndërmarrjet që të njoftojnë paraprakisht për vendin ku ndodhet operatori dhe t’i vërë atij në dispozicion një operator në Itali, ose në një vend tjetër të BE-së— duke garantuar disponueshmëri të menjëhershme për të njëjtën thirrje. Me ligjin e ri është parashikuar një sanskion prej 50 mijë euro në ditë, përfundon artikulli i Corriere.

Artikulli paraprakTEMPERATURAT E ULËTA, USHTRIA 5 OPERACIONE ME HELIKOPTER
Artikulli tjetërPAPA PRANON SE MUND TË SULMOHET NGA ISIS, POR REFUZON ANTI PLUMBIN DHE MAKINËN E BLINDUAR