Një shqiptar ka vendosur t’i japë fund jetës, pasi autoritetet gjermane vendosën që ai të kthehej në Shqipëri. Berat Jasani, 42 vjeç, u hodh nga ura Almeloer, gjatë natës së të hënës. Ngjarja ka ndodhur në qytezën Iserlohn.

Pasi iu refuzua leja e qendrimit në Gjermani, Jasani duhet të kthehej në Shqipëri bashkë me gruan dhe djalin e vogël. Por, ai refuzoi këtë gjë duke u hedhur nga ura.

Vajza e madhe e familjes kishte përfunduar shkollën si infermiere, prandaj iu lejua të qëndronte në Gjermani.

Gruaja e Berat Jasanit, ishte me probleme të shëndetit mendor. Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari kishte lenë një mesazh të fundit për familjen e tij, ku shprehej se ishte i zhgënjyer.

Ai bëri çdo gjë që i kërkoi shteti gjerman. Mësoi gjuhën dhe filloi punë. Ish-eprori i tij, e përshkruan si një njeri shumë të përkushtuar, dhe se klientët kanë shprehur mendim pozitiv për të.

Të shtunën është organizuar një homazh për shqiptarin.

Artikulli paraprakPOLICIA E GJEN TË SHTRIRË PËRTOKË, VRITET ME ARMË ZJARRI 43-VJEÇARI SHQIPTAR NË SPANJË
Artikulli tjetërSHERRI NË ITALI MBYLLET ME GJAK, 32-VJEÇARI SHQIPTAR VRITET NGA BASHKËKOMBËSI I TIJ