Një grup turistësh spanjollë janë sulmuar nga pronari i një lokali. Mësohet se turistëve janë larguar për shkak të vonesës së porosisë, por furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët të cilët më pas i kanë goditur me grushte si dhe kanë nxjerrë armë të ftohta në tentativë për t’i goditur.

Pronarët e lokalit kanë thyer xhamin e furgonit, por mjeti ka arritur që të largohet deri në vendin e quajtur “Volloder” ku është pikasur nga një furgon i FNSH-së, i cili ka ndërhyrë menjëherë. Furgoni ka marrë dëmtime të mëdha, kryesisht në xhamin e përparmë të saj. Furgoni është me targa shqiptare, çka do të thotë se ai është marrë me qira nga spanjollët.

Raportohet se grupi i përbërë nga 5 turistë spanjollë ndodhen në spital, pasi kanë marrë disa lëndime në trup, e ndërsa forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH-ja janë vënë në ndjekje të autorëve.

Artikulli paraprakKËSHILLI BASHKIAK NË SHKODËR DO KONSTITUOHET NË 19 GUSHT
Artikulli tjetërPËRLESHJE MES ADOLESHENTËVE, 1 I PLAGOSUR, 2 NË PRANGA