Atleti shqiptar Izmir Smajlaj ka korrur një tjetër triumf ndërkombëtar në garën e kërcimit së gjati. Në këtë turne të zhvilluar në Lihtenshtejn morën pjesë 250 sportistë nga 18 shtete të ndryshme, që garuan në 11 disiplina.

 

Shkodrani ka zënë vendin e parë në kampionatin e shteteve të vogla, që u zhvillua në Lihtenshtejn. Smajlaj dha rezultatin 7.90 metra, duke zënë vendin e parë, një triumf i padiskutueshëm ky i atletit shqiptar në këtë kampionat. Praktikisht, Smajlaj realizoi 4 kërcimet më të mira të kësaj gare kërceu edhe 7.88m, 7.72m dhe 7.70m në garën e tij.

 

Smajlaj ka postuar edhe në profiling e tij në rrjetin social FaceBook momentin final të kërcimit të tij në këtë kompeticion të shteteve të vogla.

 

Në këtë event mori pjesë edhe Gledis Hallunaj, që u rendit në vendin e nëntë, duke kërcyer 6.90 metra. Për atletin shkodran Izmir Smajlaj, rezultati i dhënë në këtë turne nuk është më i miri pasi 8.08 metra është rekordi i tij, por ky ishte një test i mirë për atletin shkodran në prag të eventeve të tjera ndërkombëtare, që do të zhvillohen këtë verë.

 

Ndërkohë mbrëmjen e së shtunës, në përfundim të tij është zhvilluar edhe ceremonia përmbyllesë e aktivitetit dhe për Izmir Smajlajn ka shkuar edhe trofeu i sportistit më të mirë të këtij kampionati. Kjo e ka lumturuar edhe më tepër atë dhe shkodrani nuk ka ngurruar të shpalosë edhe flamurin shqiptar.

Artikulli paraprakVLLAZNIA TAEKWONDO KAMPION SHQIPËRIE ME FËMIJËT!
Artikulli tjetërMPJ: NË SULMIN TERRORIST NË MALI U VRA NJË SHQIPTAR NGA TETOVA