Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura çështjet kryesore të ngritura nga ministrja Gjonaj ishin ato të sigurisë në sistemin e burgje dhe në kryerjen e veprimtarisë nga ana e SHKBB-së për parandalimin dhe monitorimin e veprimtarisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Zyra e shtypit njofton se mbledhja gjithashtu ka pasur të bëjë dhe me regjimin e posaçëm për kokat e krimit që do të izolohen sipas ligjit italian dhe masat që duhet të marren nga punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në burgje, për zbatimin e tij.

Kjo mbledhje vjen edhe në kuadër të masave të shtuara te sigurisë së burgjeve edhe të ngjarjeve të fundit ku janë kapur nga forcat e Policisë së Burgjeve dhe SHKBB-ja, një sërë sendesh të ndaluara.

Ndërkohë që në interpelancën e zhvilluar në Kuvend ditën e enjte, Lefter Maliqi lështoi akuza të forta në drejtim të drejtorit të Burgjeve.

Artikulli paraprakSHKODËR, NGRIHET MEMORIALI PËRKUJTIMOR NË NDER TË BREZAVE QË VUAJTËN PERSEKUCIONIN KOMUNIST
Artikulli tjetër“REGJISTROI” PATOZIN NË ZGJEDHJE, KOKA: JAM I LIRË TË MBËSHTES ÇDO PARTI, VENDIT I DUHET OPOZITË