Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim kryediplomatin turk, Mevlut Cavusoglu. Sipas Zyrës së Presidencës, të dy palët kanë zhvilluar “një bisedë përmbajtësore dhe konfirmuam raportet e shkëlqyera ndërshtetërore”. Ata kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral, në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, tregtisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri, derisa ka kërkuar mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“E vlerësoj maksimalisht mbështetjen e qartë të presidentit Erdoğan ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Mbështetje të tillë nga Turqia na duhet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, z.Mevlüt Çavuşoğlu, me të cilin zhvilluan një bisedë përmbajtësore dhe konfirmuam raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.

Artikulli paraprakSCHOLZ: JA KUR DUHET TË FILLOJNË NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË E MAQEDONINË E VERIUT
Artikulli tjetërBILANCI I COVID-19/ 139 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT