Ambasadori turk në Tiranë, Hidayet Bayraktar thotë se qeveria turke i ka kërkuar qeverisë shqiptare që Shqipëria të marrë një orë e më parë masat e nevojshme kundër organizatës terroriste guleniste.

Ai thotë se organizata terroriste e Gylen që njihet si FETO, përbën një kërcënim për rendin kushtetues të Republikës së Turqisë.Ai shton se FETO, përmes tentativës për grusht shteti, u përpoq të zhdukë rendin kushtetues dhe vullnetin e popullit për të instaluar si vendimtare mendimet e veta të prishura.Duke theksuar se FETO ka shtrirje edhe në Shqipëri, ashtu sikurse në shumë vende të botës, Bayraktar thekson: “Çrrënjosja e kësaj organizate me të gjitha përhapjet e saj është parësore për shtetin tonë. Këtë gjë pret edhe populli ynë”.“Në këtë pikë, besojmë se Shqipëria, si një vend vëlla, mik dhe ‘partner strategjik’ – ku ne kemi shumë investime – do të marrë masat e nevojshme sa më parë të jetë e mundur. Lufta kundër organizatës terroriste FETO, e cila përbën një kërcënim për rendin kushtetues të Republikës së Turqisë, është një element i rëndësishëm për marrëdhëniet tona dypalëshe”, u shpreh ambasadori i Turqisë në Tiranë.

Artikulli paraprakVASILI FLET PËR PASIGURINË NË BURGJE: ZYRTARËT TË NDËSHKOHEN
Artikulli tjetërBERISHA: SHQIPËRIA, NJË SHPARTALLINË E VËRTETË