Ndeshja e luajtur në stadiumin e Francës “Stade Bollaert-Delelis” pasditen e së shtunës mes Shqipërisë dhe Zvicrës (0-1), u pasqyruar gjërësisht në shtypin e huaj.

Mediat italiane evidentuan në titujt e tyre nisjen jo të mirë që De Biazi bëri me kuqezinjtë në ndeshjen e parë të Europianit, ndërsa ato franceze analizuan takimin duke thënë se “Franca s’ka pse trembet”. Portali francez “20 minutes” shkruan se: “Me ndeshjen Shqipëri-Zvicër s’pamë asgjë më shumë sesa kundërshtarët e ardhshëm të Francës (dhe Franca s’ka asgjë për të t’u trembur )”. Nga mediat Franceze “Le Quipe” thekson vetëm se “Zvicera i bashkohet Francës”. Për lojën e kuqezinjve shkruan edhe gazeta Italiane “Il Corriere dello Sport”, duke thnë se “De Biazi e nis keq”. Ndërsa Zvicerania “Blick” mjaftohet vetëm me një video të golit të shënuar nga Shar. “Një gol nga Shar, i sjell fitoren Zvicrës”. Ndërkohë Britanikja “The Mirror”, flet për vlerëson lojën e treguar nga kuqezinjtë ndaj Zvicrës. “Shqipëria i bën tifozët krenar në një humbje emocionale”,-thuhet në titullin e saj.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakGRANIT XHAKA, LOJTARI MË I MIRË I NDESHJES SHQIPËRI-ZVICËR
Artikulli tjetërALARM PËR BOMBË NË TRENIN ME SHQIPTARË NË LENS PARIS