Lionel Messi nuk njeh limite. Argjentinasi vijon të koleksionojë rekorde personale duke mrekulluar të pasionuarit e futbollit.

Ylli argjentinas është zgjedhur lojtari i ndeshjes në përballje që katalanasit zhvilluan me Valladolidin. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ernesto Valverde fitoi me rezultatin e thellë 5-1 duke rimarr përkohësisht kreun e La Liga.

Lionel Messi asistoi 2 herë dhe shënoi dy gola, një prej të cilëve ishte spektakolar. “Pleshti” dërgoi sferën në rrjetë nga një goditje dënimi në minutën e 75-të. Ky finalizim ishte i 50-ti për Messin nga goditjet standarde, një rekord më vete duke lënë pas shumë legjenda të këtij sporti.

 

Artikulli paraprakPRESIDENTI MAQEDONAS: NUK KA ‘VDEKUR’ IDEJA E RREZIKSHME E SHKËMBIMIT TË TERRITOREVE MES KOSOVËS E SERBISË
Artikulli tjetërIDENTIFIKOHET NJËRI NGA AUTORËT E VRASJES SË ERI ZEFIT NË MIRDITË