Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin e nisi javën e Europës nga Shkodra.

Diplomatja e BE u shpreh në aktivitetin e organizuar në qytetin verior se do të promvojë cdo gjë të bukur të Shkodrës dhe Shqipërisë.

“Vij nga një qytet që ka pasur marrëdhënie të gjata me Shkodren sikur është Dubrovniku, ne do promovojmë cdo gjë të bukur të Shkodrës dhe Shqipërisë.

Me Voltanën (kryetaren e bashkisë) pamë cdo metër të këtij bregu liqenor duke imagjinuar cfare mund të realizojmë ketu.

Shkodra është pjesë e projekteve që do financohen nga Bashkimi Europian”

Mbrëmë Vlahutin tha se shqiptarët e meritojnë integrimin, ndërsa politika duhet që të përmbushë standardet.

Shqipëria ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave, ndërsa në fund të qershorit vendoset.

Artikulli paraprakFITOI ZGJEDHJET, VLADIMIR PUTIN DO TË BETOHET SOT PËR HERË TË KATËRT SI PRESIDENT
Artikulli tjetërANËTARËSIMI NË BE, BUSHATI: POLONIA ME BUJARI PO NA JEP EKSPERIENCËN E SAJ