Ditën e sotme mbi vendin tonë do të vijojë që të mbizotërojë një mot me temperatura nën zero me reshje lokale dëbore.Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 3/8 °C, në vendet e ulëta: -1/7 °C dhe në vendet malore: -7/ 0°C. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasdites.

Situata në qarkun e Kukësit është e qetë pavarësisht kushteve të motit të shoqëruara me reshje të dobëta bore në lartësinë mbi 900 m. Të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht. Si rezultat i ngricave ka filluar hedhja e kripës.

Në bashkinë Kukës rrugët rurale janë të kalueshme, përveç segmentit rrugor Shtreze-Shishtavec, ku ka 20 cm dëborë dhe kalohet me vështirēsi, por nga bashkia janë dërguar një fadromë, një kamion me kripë dhe dhjetë punëtorë për vendosjen në funksion të saj.

Në bashkinë Has të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht. Në bashkinë Tropojë të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Lekbibaj me rrugën nacionale ku në disa segmente ka pasur shembje por janë të kalueshme. Zona Lekbibaj në Tropojë dhe 4 fshatra në njësinë administrative Malzi të bashkisë Kukës janë pa drita.

Artikulli paraprakGJYSHI I DHA ALKOOL, VDES NIPI I PORSALINDUR
Artikulli tjetërKREU I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT NË MAQEDONI KUNDËR SHENGENIT BALLKANIK