Ka dhënë dorëheqjen kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika. Ndërkohë mësohet se kryeministri Edi Rama i ka paraqitur dorëheqjen e kreut të SHISH, Presidentit Ilir Meta dhe ka propzuar Helidon Bendon, shefin e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë. Visho Ajazi Lika u lind më 12 mars 1956, në Shkodër dhe mbante postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ nga gushti i 2012.

Artikulli paraprak“NIS” VETTINGU, RAMA: VENDI MERITON GJYKATËS E PROKURORË TË PAKORRUPTUAR
Artikulli tjetërNJË “LUM IMAGJINAR” NË PEDONALEN E MOLOS