Roy Hodgson ka dhënë dorëheqje si trajner i kombëtares angleze.

Menjëherë pas humbjes, ai doli para gazetarëve dha fjalimin e tij të lamtumirës, refuzoi t’ju përgjigjej pyetjeve të atyre dhe u largua nga dhoma e konferencave. “Kontrata ime do të përfundonte pas Europianit. Tani ka ardhur koha që dikush tjetër të vazhdojë punën me këtë skuadër”, u shpreh ai. Federata angleze tani do të kërkojë një trajner të ri pasi puna për kualifikueset e Botërorit duhet të fillojë shpejt. Hodgson, bashkë me portierin Joe Hart, ishin ata që u fajësuan nga tifozët për humbjen turpëruese ndaj Islandës. Gjithashtu, 68-vjeçari ishte trajneri më i paguar në Europian, por humbja e së hënës shënon pikën më të ulët në historinë e kombëtares angleze.

Artikulli paraprakFATI I BE-SË, SOT DHE NESËR
Artikulli tjetërPREZANTOHET NË SHKODËR PROGRAMI “GRATË NË BIZNES”