Jordani, përplasje me armë, 9 të vrarë disa të plagosur

Të paktën 9 persona u vranë dhe 29 tjerë mbetën të plagosur, është ky bilanci i një shkëmbimi me armë zjarri mes forcave të sigurisë jordaneze dhe disa personave të armatosur. Reuters raporton se mes viktimave është një grua kanadeze, tre civilë dhe pesë policë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Karak të Jordanizë, ku autorët mbajtën peng disa persona në një kështjellë mesjetare. Policia në qytetin malor të Karak fillimisht liroi 10 persona, duke përfshirë edhe turistë të huaj, por disa janë ende duke u mbajtur në kështjellën Crusader nga ku pati të shtëna ndaj forcave të sigurisë. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i sulmuesve.

Artikulli paraprakLUFTA NË ALEPO, BUSHATI: BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE SODIT TRAGJEDINË
Artikulli tjetërMIJËRA PESHQ TË NGORDHUR DALIN NË BREGUN E PLAZHIT ANGLEZ