Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kanë patur ditën e djeshme në ambientet e hotel “Tirana”, një takim të shkurtër të përzemërt me njëri-tjetrin.

Arsyeja për ketë takim ishte pjesëmarrja e tyre në një aktivitet të organizuar me rastin e 55 vjetorit të lindjes së gazetarit, pedagogut, analistit dhe shkrimtarit, Agim Neza.

Gjithashtu në këtë aktivitet janë promovuar edhe tre librat e fundit të shkrimtarit.

Takimi mes Topallit dhe Metës vjen në një moment ku, deputetja e Partisë Demokratike është rreshtuar hapur kundër kreut të kësaj force politike dhe ka kërkuar largimin e tij nga drejtimi i PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NË ITALI, HUMB JETËN 28-VJEÇARI SHQIPTAR
Artikulli tjetërNUK I DHA PROVIMIN, STUDENTI GODET PEDAGOGUN NË MES TË QYTETIT