Alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Athinë. Burime  pohojnë se paraditen e sotme në ambasadën shqiptare në Athinë ka pasur një telefonatë për bombë. Telefonata ka qenë vetëm 7 sekonda, ndërsa autori ka thënë ‘Ju kemi vënë bombë’.

Kaq ka mjaftuar që stafi i ambasadës shqiptare në Athinë të evakuohet menjëherë dhe policia greke të niste hetimet. Autoritetet greke pas kontrollit disa orë nuk kanë gjetur asgjë dhe alarmi ka rezultuar falas.

Ndërkohë që mediat greke e tjetërsuan alarmin për bombë duke e referuar pranë Gjykatës së Lartë të Greqisë. Përballë kësaj situate Ministria e Jashtme Shqiptare ka thirrur menjëherë ambasadoren e Greqisë në Athinë.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË JASHME GREKE
Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi,

duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar.

Ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve.

MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.

Artikulli paraprakFAMILJA KËRKON KTHIMIN E TRUPIT TË KAÇIFAS NË SHTËPI, BABAI: HEQIM DORË NGA RIBËRJA E AUTOPSISË
Artikulli tjetërNJOFTOHEN NGA KALIMTARËT DHE KLIENTËT, AKU BLLOKON 200 KG PESHK