Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka folur në frengjisht gjatë një konference në Itali, duke u shprehur se anglishtja ka humbur rendësinë e saj në Europë.

Ai tha se ky veprim ishte edhe nje mesazh për francezët për zgjedhjet e të dielës. Deklara e Junker vjen në kohën kur Brukseli dhe Londra po debatojnë ashpër sa i përket negociatave të daljes se Britanisë së Madhe nga Unioni dhe në prag të zgjedhjeve të Francës, ku një fitore e Marinë le Pen do të sillte një Frexit. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi se anglishtja e ka humbur rëndësinë e saj në Europë dhe për këtë arsye ai zgjodhi të flasë në frëngjisht. Gjatë një konference në Firence të Italisë, Juncker shtoi se do të donte që populli francez të kuptonte mesazhin e tij për Europën përpara zgjedhjeve presidenciale të së dielës më shtatë maj.

“Jam në dilemë mes anglishtes dhe frëngjishtes. Por e bëra zgjedhjen time. Do të flas në frëngjisht pasi anglishtja ka humbur rëndësinë e saj në Europë. Dhe pastaj francezët do të kenë zgjedhje, të dielën e ardhshme, dhe unë do të doja që ata të kuptojnë atë që them për Evropën dhe për kombet “ Teksa Junker tha se dobësitë e bllokut luajtën një rol në rezultatin e referendumit britanik për të lënë Bashkimin Europian, Antonio Tajani, president i Parlamentit Europian deklaroi nga Palazzo Vecchio i Firences se BE duhet të përballet me “pakënaqësitë” ekzistuese që çuan qytetarët drejt forcave populiste, duke shtuar se në vend që të sulmojë Partitë Populiste Evropa duhet të kuptojë se pse njerëzit votojnë për ta.

“Ne gjithashtu duhet të përballemi me pakënaqësinë që ekziston. Gjërat po ndryshojnë, por sërish kemi shumë qytetarë që përqafojnë forcat populiste, sepse ata mendojnë se nuk kanë më shpresë. Kjo është thirrje e dhimbjes, është alarm, duke na sinjalizuar për atë që ndodh.” Deklarat e Tajanit dhe Junker vijnë në kohën kur Brukseli dhe Londra po debatojnë ashpër sa i përket negociatave të daljes se Britanisë së Madhe nga Unioni dhe në prag të zgejdhjeve të Francës, ku një fitore e Marinë le Pen do të sillte një Frexit.

Artikulli paraprakNDRYSHON WHATSAPP, JA ÇFARË MUND TË BËNI TANI
Artikulli tjetërKUVENDI I KOSOVËS VOTON PËR RRËZIMIN E QEVERISË MË 10 MAJ