Boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj është ngjitur në majën e boksit europian. Sportisti shqiptar arriti një fitore të madhe ndaj boshnjakut, Damir Beljo, për të marrë brezin e titullit “WBA Continental” në kategorinë Cruser. Një dominim absolut në ring për të fituar me pikë duelin me Beljo, që në disa raste shmangu nokautin përballë Uldedaj. Të shumtë ishin tifozët shqiptarë që mbështesnin në impiantin e Mynihut sportistin lezhjan.

26-vjeçari, tashmë me 17 fitore dhe një humbje në karrierën e tij, arriti të mbajë ritmin gjatë 10 raundeve dhe të dominojë kundërshtarin, ndonëse me një eksperiencë më të madhe.

Fitorja e radhës në karrierë për Uldedaj, teksa i shkakton edhe humbjen e dytë në karrierë kundërshtarit. Tashmë me brezin në Kategorinë Cruser, Uldedaj synon të ngjitet sa më lart në boksin profesionist, duke premtuar të tjerë emocione dhe fitore për tifozët shqiptarë.

Artikulli paraprakHEDHJA E MBETURINAVE, BECI: A MUNDET TË JETË KY MËNGJESI I NJË QYTETI TË KULTURËS?
Artikulli tjetërKURBINI DHE KRUJA “PUSHTOHEN” NGA MJEGULLA