“Spitali rajonal i Shkodrës nuk disponon as medikamentet elementare për pacientët”.

Një shqetësim të tillë e rikthen në vëmendje kryetari i sindikatës së shëndetësisë Paolo Kaceri njëkohësh edhe kryeinfermier në repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës. Edhe sa i përket shkarkimit nga puna të rreth 90 personave në spitalin e Shkodrës sipas Kacerit ende asgjë nuk është ndryshuar që këta punonjës të mos dalin në mes të rrugës. Edhe pse sindikata dhe punonjësit që pritet të shkarkohen kanë protestuar për vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, zëri i tyre nuk është dëgjuar.

Artikulli paraprak“ANA E MALIT”, CENI: 2016-TA, PRIORITET INFRASTRUKTURA
Artikulli tjetërSALIANJI: SHQIPËRIA PO KEQEVERISET NGA RAMA DHE META