Kadri Veseli do të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës për katër vitet e ardhshme.

Votimi i tij u bë në senacën e pasdites së sotme me vota 62 pro, 52 kundër dhe asnjë abstenim. Të pranishëm në seancë ishin 114. Bashkë me kryetarin, deputetët kanë votuar edhe pesë nënkryetarët e rinj, të cilët përbëjnë kryesinë e re të Kuvendit. Nga momenti i zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar. Tani, bazuar Kushtetutën e Kosovës, i takon koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat që të nominojnë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re.

Pritet që ai të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas procedurave, Haradinaj duhet të merr bekimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë. Pas konstituimit të Kuvendit, votimi për Qeverinë mund të ndodhë që nga sot pasdite apo edhe brenda periudhës kohore prej 15 ditëve.

Artikulli paraprakBASHA: RAMA PO PROMOVON QEVERINË E “DROGËS”
Artikulli tjetërPUNIMET NË BYPASS , REAGOJNË KËSHILLTARËT