Në hyrje të Shkodrës ngritur mbi një koder shkëmbore e rrethuar nga lumenjtë Drin dhe Bunë ndodhet kalaja “Rozafat”.

Gjatë gjithë vitit kryesisht në stinën e veres kalaja tërheq një numër të konsiderueshëm vizitorësh, vendas e të huaj të cilët e shënojnë atë në listen e vendeve më të frekuentuara gjatë vizitës në qytetin e Shkodres. Pasi kanë dëgjuar legjenden e kësaj kalaje nxënësit e shkollave të ndryshme nga shqipëria të shoqëruar nga mësuesit e tyre kanë qënë kureshtarë të vizitojnë kalanë.Ndërkohë edhe vetë mësuesit janë të lumtur që janë pjesë e kësaj guide Kalaja e Shkodres është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit te shkodres . Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zenë një sipërfaqe rreth 9  hektar. Brenda kështjellës ka disa ambiente që lidhen me një kullë rrethore, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohës veneciane.Ndersa ne muzeun e keshtjelles ka rreth 20.000 njësi arkivale ku përfshihen dokumente të ndryshme që datojnë periudha të hershme .

Artikulli paraprakSHKOLLA “EDITH DURHAM”, PREFEKTI: ËSHTË VENDIM I KËSHILLIT BASHKIAK
Artikulli tjetërTASK FORCA E PYJORES, SEKUESTROHET LËNDË DRUSORE