Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, pas një hetimi disa mujor u bë finalizimi me sukses i operacionit të koduar “GRE-HOT” ku në përfundim të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

Ndue Ulaj, 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe
Sajmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë
Florind Tole, 26 vjeç, banues në Tiranë
Griseld Dekovi, 24 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër
Gjokë Murçaj, 33 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. P.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë hetimeve të zhvilluara nga ana e strukturave të Policisë, këto shtetas siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele

dhe shtëpi banimi për shtetasit e huaj të vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga shteti i Greqisë në qytetet Korçë- Elbasan- Tiranë- Lezhë- Shkodër- Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
* 3 automjete, të cilët përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj.
* një sasi Euro të gjetura personave të arrestuar
*dhjetëra telefona celularë dhe karta SIM

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve

Artikulli paraprakKAMIONI PËRPLAS BIÇIKLETËN NË LEZHË, VDES 78-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHKODËR, NË DY MUAJ 225 VATRA ZJARRI