Adnan Kosova, kaloi Vettingun më 20 dhejtor si prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon shkarkimin nga detyra.

“ONM u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit,” – është ky njoftimi i Komisionerit Publik, i cili ka vendosur të bëjë ankim për këtë vendim të KPK-së.

Kosova u certifikua nga vetting për të tre komponentët: pasuri, profesion dhe integritet moral, ndërsa pritet që Komisioneri Publik të argumentojë ankimin duke treguar dhe gjetjen se përse duhet shkarkuar prokurori
Njoftimi

Në datë 20.12.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Adnan Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Vendimi nr. 90, datë 20.12.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Adnan Kosova, iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 30.1.2019.

Sot, më datë 1.2.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Artikulli paraprakMINISTRJA E ARSIMIT BRAKTIS TAKIMIN ME STUDENTET NE SHKODER
Artikulli tjetërGENT CAKAJ ZHVILLON VIZITËN E PARË, TAKIM ME MINISTRAT E JASHTËM TË EVROPËS