Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi u kapën duke mbledhur në thyerje të ligjit, bimë medicinale në kufirin malor me Shqipërinë. Referuar mediave fqinje, tre shqiptarët të moshës 28, 29 dhe 33 vjeç, u kapën brenda Greqisë duke transportuar gjashtë thasë të mëdha me gjithsej 94 kilogramë bimë e quajtur “Primula e pranverës”.

Ndaj tyre rëndojnë tre akuza. Së pari janë në shkelje të ligjit pasi lejohet vetëm mbledhja e një sasie të vogël të bimëve medicinale, vetëm për përdorim vetjak.

Së dyti, kishin hyrë ilegalisht në Greqi, e mbi të gjitha kishin thyer edhe karantinën, duke qenë se vendi ishte në izolim për shkak të COVOD-19. Për akuzën e fundit do të gjobiten me 5,000 euro secili.

Primula Veris, një bimë aromatike e familjes Primulacea, që rritet në lartësinë 700-2.300 metra. Ajo është bimë mjaft e përhapur në Greqi dhe një ndër bimët më efektive në shërimin e sëmundjeve si dhimbjet e kokës, kollë, qetësim, sëmundjet bronkiale, kronike, e ndërsa flitet se kg është shumë i shtrenjtë.

Artikulli paraprakINDUSTRIA E HOTELIERISË DHE ARGËTIMIT PROTESTA ME KARRIGE BOSH
Artikulli tjetërSEKUESTROHET NJË SASI E KONSIDERUESHME ILAÇESH, PO FUTESHIN KONTRABANDË NË SHQIPËRI