Një kamion ka rënë në humnerë pranë HEC-it të Moglicës. Nga aksidenti mësohet se nuk ka të lënduar.

Burime nga policia lokale thanë se sipas një ridnërtimi paraprak të ngjarjes, drejtuesi i mjetit s’ka pësuar dëmtime serioze, pasi është hedhur nga mjeti përpara sesa të dilte nga rruga e më pas të perfundonte në humnerë. Raportohet se shoferi i mjetit punonte te HEC-i i Moglicës.

“Në Moglicë, dyshohet se një mjet tip kamion që i përket një firme ndërtuese të Hidrocentralit të Moglicës, me drejtues shtetasin B.K, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash në një përrua.

Nga të dhënat e para, rezulton se drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi është hedhur nga mjeti përpara se sa ky i fundit të dilte nga rruga.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Artikulli paraprakKRIM NË FAMILJE, I RIU SHQIPTAR EKZEKUTON TË ATIN
Artikulli tjetërRREFIM – PJERIN POGU