Kamioni mbi turmën 3 të vdekur, disa të plagosur

Një tjetër ngjarje, vetëm pak ditë pas sulmit në Londër, duket se trondit Evropën, pikërisht Suedinë. Mediat raportojnë se një kamion ka lëvizur me shpejtësi drejt turmës në qendër të qytetit Stokolm. Policia bën me dije se ka disa të plagosur. Ndërsa mediat raportojnë edhe për 5 viktima. Automjeti ka hyrë në një dyqan të një qendre tregtare. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Stokholmit mesditën e sotme. Zona është një nga më të frekuentuarat në Suedi. Kamioni ka ecur me shpejtësi në zonën Drottninggatan, pranë qendrës së qytetit ku është edhe një qendër tregtare. “Pashë qindra njerëz duke vrapuar” shprehet një dëshmitar. Forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje ndërsa zoan është izoluar tërësisht. Autoritetet shprehen se janë telefonuar nga personi i cili drejtonte kamionin. Policia ka evakuuar banorët në këtë zonë.

Artikulli paraprakITALI, KAPET SHQIPTARI I ARRATISUR NGA BURGU
Artikulli tjetërKONTROLLI NË KUFI, POLICIA MERR MJETE PËR ZONAT E VËSHTIRA