Sot kanë dalë para gjykatës 9 të arrestuarit e operacionit antokontrabandë të policisë që u zhvillua më disa ditë më parë në Qafë Thanë. Mësohet se disa prej tyre do të lirohen nga burgu pasi gjykata ka pranuar kërkesën për të paguar garancinë pasurore.

Gjykata ka vendosi që të lirojë pas pagesës së garancisë pasurore Stefan Hilën, Ilir Spahiun dhe shoferin që drejtonte kamionin Stoir Treneski.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për punonjësin e doganave, Lefter Duraj, Mikel Goxharaj, dhe Petraq Dimkon, një nga të arrestuarit e të shtunës.

Ata u arrestuan të shtunën pasi dyshohet se kanë futur kontrabandë me kamion rreth 2100 goma të përdorura nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, me drejtues shtetasin Stojmir Treneski.

Ky i fundit u ndalua nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Maliq, pranë fshatit Sovjan, teksa po tentonte të shkarkonte mallin e kontrabanduar, në magazinën e Petraq Dimkos.

Në operacionin e zhvilluar më 17 nëntor u arrestuan edhe 5 doganierë, konkretisht Stefan Hila, Anesti Tushinka, Ilir Spahiu, Lefter Duraj, Mikel Goxharaj, dhe Kelti Ristani. Është lënë në burg Edmond Kodra, poseduesi i gomave dhe Kelti Ristani dhe Anesti Tushinka.

Artikulli paraprakI HEDH ACID NË FYTYRË DHE E THER ME THIKË TË DASHUREN
Artikulli tjetërBANORËT E “ASTIRIT”, PARA PARLAMENTIT TË “BLINDUAR” NGA POLICIA