Një kamion i ngarkuar me hekur është përmbysur në kthesat e Qafës së Llogarasë, duke zbritur për në Dhërmi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 te kthesa e dytë e aksit rrugor Llogara-Dhërmi, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin e frenimit të kamionit. Kalimi i automjeteve në këtë aks është bllokuar deri në zhvendosjen e kamionit. Siç duket edhe nga këto foto, kamioni ka qenë vetëm pak metra larg humnerës, ndërsa ka qenë aftësia e shoferit që ka shmangur tragjedinë. Terreni ku ka ndodhur aksidenti është mjaft i pjerrët dhe një prej pjesëve më të rrezikshme të këtij aksi rrugor.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KAPET ME 193 000 EURO NË BARI, PO VINTE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërGODITET BRUTALISH I RIU, NJË PERSON NË PRANGA