Enkileda Carja sapo ka përfunduar klasën e 9-të, por padyshim që është një talent në peshëngritjen shqiptare. 15-vjeçarja ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Europian U-15 dhe i ka dhuruar Shqipërisë 3 medalje të arta. Kampionati po mbahet në Kishinau të Moldavisë. Peshëngritësja e talentuar është nga Elbasani, një qytet i cili shpeshherë ka nxjerrë kampionë të mëdhenj në këtë sport.

Carja konkurroi në kategorinë e peshave 59 kg. Sportistja vendosi 3 rekorde absolute në të gjitha disiplinat, pasi fillimisht në shkëputje në provën e dytë realizoi 84 kilogramë, ndërsa me pas në shtytje po në provën e dytë realizoi saktë për 100 kilogramë. Në dy garësh me 184 kilogramë 15-vjeçarja rrëmbeu medaljen e artë me një tjetër rekord. Vlen të theksohet se vendi i dytë në dygarësh ishte 21 kilogramë larg. Ajo arrin një tjetër rekord europian si kampione e trefishtë me 5 rekorde europiane për moshat U-15.

Me këtë fitore, flamuri shqiptar u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, ndërsa në sfond ishte edhe himni i flamurit. Në muajin prill Enkileda fitoi dy medalje të bronzta ne botërorin e 17 vjeçarëve, ndërsa tani në qershor ajo përfundoi dhe arsimin 9-vjeçar.

Artikulli paraprakRRUMBULLAKU PRET DELEGACIONIN E GUARDIA DI FINANZA
Artikulli tjetërZBARDHET ARSYEJA E TAKIMIT MES BEGAJT DHE BALLUKUT