Bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza për monitorimin nga ajri të kontrollit të territorit për kultivimin e kanabist vijon në bazë të planeve të përbashkëta.

Policia e Shtetit do të kontrollojë e rikontrollojë çdo cep të territorit të vendit, edhe në territorin më malor dhe më të vështirë për t’u arritur Policia e Shtetit e mbështetur edhe nga partnerët do ta kontrollojë territorin nga ajri e toka.

Avioni i Guardia di Finanza-s, si dhe helikopteri i Policisë së Shtetit do vijojnë fluturimet e koordinuara për të rikontrolluar përsëri të gjithë territorin e vendit. Koordinimi i veprimeve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane kryhet nga Koordinatori Kombëtar me Policinë Italiane dhe koordinator i misionit të fluturimeve ajrore Artur Beu.

Artikulli paraprakKANALET VADITËSE, NDËRHYHET NË GURIN E ZI
Artikulli tjetërAMBASADORI HUNGAREZ: VETTINGU RRUGA DREJT BE-së