Pastrimi i kanaleve si nje mundesi për zhvillimin e bujqesise ne te gjithe territorin e Bashkisë Shkodër eshte kthyer ne nje prioritet për administratën e bashkise.

Ne nje material shperndare per mediat nga Bashkia Shkodër, behet me dije se Pas punimeve në Njësinë Administrative “Rrethina”, këto ditë, Bashkia Shkodër po punon në Njësinë Administrative “Gur i Zi” për pastrimin e përroit të Pistallës, i cili shërben si kanal kullues për zonën. Me një gjatësi 1.6 km, ky kanal kullon 30 hektarë tokë. Pastrimi i kanalit të Pistallës do të ketë ndikim direkt në zhvillimin e bujqësisë së zonës dhe ruajtjen e tokave nga përmbytjet e vazhdueshme.

Artikulli paraprakURA E VJETËR E BUNËS, “MAKTH” PËR BANORËT E LAGJIES “ILIRIA”
Artikulli tjetërRRUGA E PAQES, 600 BANORË PA INFRASTRUKTURË RRUGORE